Kryetari i PD, Basha, Berisha dhe eksponentë të Partisë Demokratike kanë vendosur kurora me lule te 'Varrezat e Dëshmorëve' duke nderuar të rënët për çlirimin e Shqipërisë.

Politika feston e ndarë edhe këtë përvjetor, pasi opozita përkujton sot edhe ditën e Çlirimit.

Pas homazheve lideri i demokratëve, Basha deklaroi se duhet të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.

"Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bere bashke për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët".