Surprise Me!

PD feston çlirimin dhe pavarësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />28 nëntori per te djathtën eshte momenti per te festuar dy ngjarje te rëndësishme te historisë se kombit shqiptar; shpalljen e pavarësisë dhe përfundimin e luftës se dyte botërore ne Shqipëri. Lideri i opozitës Lulzim Basha dhe figurat kryesore te se djathtës kane zhvilluar homazhe pranë monumentit ?Nene Shqipëri?, per te përkujtuar kete date historike. ?Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bërë bashkë, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët?.Me pas, Basha ka zhvilluar homazhe edhe prane monumentit te heroit kosovar Adem Jashari.?Padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës?.Edhe pse kalendari zyrtar i festave ne republikën e Shqipërisë njeh 29 nëntorin si festen e çlirimit te vendit; prej vitesh e djathta ka zgjedhur datën 28 si momentin per te kujtuar shpalljen e pavarësisë dhe çlirimin e Shqipërisë.

Buy Now on CodeCanyon