Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përcolli sërish mesazhe për reformën në drejtësi.

Kryediplomati amerikan thumboi ish-kryeministrin Sali Berisha kur tha se është dakord me qëndrimet e tij, sa i takon rolit të Komisionit të Venecias në reformën në drejtësi. Lu theksoi se opinioni i Venecias është bazë për reformën, duke u pajtuar me deklaratat e mëparshme të ish-kryeministrit.

"I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e buta. Jam dakord me Sali Berishën i cili ka thënë se Opinioni i Venecias ofron bazë solide dhe i sjell vendit reformën më të mirë të drejtësisë.

Ai tha se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të Presidentit të Komisonit të Venecias", u shpreh Lu.