http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ministri i brendshëm deklaroi se për procesin e vetingut nuk ka kthim pas. Sajmir Tahiri shprehet i bindur se reforma ne drejtësi do të behet pavarësisht nga rezistenca e atyre që sipas tij përfaqësojnë frontin e së keqes. Gjate operacionit per prishjen e ndërtimeve pa leje te Universiteti Bujqësor, ministri i brendshëm akuzoi edhe gjyqtaret se kane marre para për të siguruar paligjshmërinë. Tahiri tha se aksioni i cili do të vazhdoje dhe ne ditët ne vijim tregon përplasjen e Shqipërisë me lokale e biznese të paligjshme me një Shqipëri, e cila duhet të ndërtohet me hapësira të gjelbra për qytetarët.