Duaje tokën mbroje të ardhmen" kjo ka qenë tema aktivitetit të organizuar në Fishtë të Lezhës nga aleanca e kuzhinierëve slow food, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e biodiversiteti.<br /> <br />Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës, ndërsa për të përcjellë mesazhin sa e rëndësishme është toka ishin fëmijët të cilët për një ditë provuan që të bëhen fermer.<br /> <br />Ata preken nga afër gjithçka ka natyra, duke bërë punë të ndryshme në bujqësi që nga mbledhja, korrja dhe mjelja e kafshëve në fermën e mrizit.