Surprise Me!

Policia në kërkim të “eskobarit” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Policia e Shtetit ka vijuar aksionin për arrestimin e Klemend Balilit, por ende asnjë gjurmë e 44-vjecarit. Gjatë operacionit policia arrestoi një 36 vjeçar Berti Dosti si dhe sekuestroi dy armë gjahu shotgan në banesën e vëllait të Klemendit Balili. Sipas uniformave blu Dostit banues në Stjar të Delvinës iu gjet një pistoletë në automjetin e tij. Ndaj Balilit rëndojnë akuzat e trafik të narkotikëve, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Në ndjekje të tij janë vënë forcat operacionale të policisë së shtetit, si dhe trupa të komisariatit të Sarandës, të cilët prej më shumë se 1 muaji mbajnë nën vëzhgim lëvizjet e disa personave me të cilët dyshohet se Balili ka kontakte. Autoritetet e drejtësisë greke sollën në Shqipëri dosjen voluminoze të përkthyer në shqip, kundër biznesmenit shumë të përfolur. Balili prej gati 7 muajsh qëndron i fshehur, për shkak se ndaj tij ka një urdhër ndërkombëtar arresti.

Buy Now on CodeCanyon