Godina 165-vjeçare, e njohur si ish-rezidenca e ishpeshkëvisë në fshatin Delbnisht të rrethit të Kurbinit po shkatërrohet.<br /> <br />Alarmin për degradimin e godinës e ka dhënë Paulin Zefi specialist i Monumenteve të Kulturës në rrethin e Kurbinit.<br /> <br />Ndërtimi i kësaj godine ka nisur në vitin 1850 dhe përfundoi në vitin 1851 së bashku me rindërtimin e kishës së Shën Teodorit, e cila ishte shkatërruar nga Turqit që në vitin 1478.
