Surprise Me!

Alert - "LSD, si të mbrojmë kafshët" - Ora News

2017-02-22 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Puntata e radhës e emisionit ?Alert? me gazetarin Granit Sokolaj në RTV Ora News iu kushtua sërish sëmundjes së dermatozës nodulare, një sëmundje e cila ka prekur për herë të parë Shqipërinë.
Të ftuar në studio Xhelil Koleci, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Edi Ferro, drejtor i drejtorisë së shërbimit veterinar në Ministrinë e Bujqësisë analizuan sesi fermerët duhet të mbrojnë kafshët nga kjo sëmundje.
Edi Ferro tha së jemi në fazën e fundit, ndërsa u shpreh se ka edhe vaksina rezervë për vitin e ardhshëm.
?Ne kemi siguruar totalisht vaksina dhe kemi 115 mijë vaksina rezervë për vitin që vjen ku do të fillojë edhe rivaksinimi?
Profesor Xhelil Koleci shpjegoi shenjat e para të sëmundjes.
?Është një sëmundje virale me një shkallë transmetimi të lartë. Ajo transmetohet në mënyrë direkte. Për vendin tonë është një sëmundje e re dhe nuk është e lehtë të njihet sidomos në fillimet e saj. Shenjat klinike do të ishin si: Ulja e qumshtit, temperature e lartë, mungesa e oreksit, vështirësi në ecje, të cilat shoqërohen më pas me shfaqjen e lezioneve në lëkurë.?
Ferro shpjegoi edhe disa mënyra për tu mbrojtur nga prekja e sëmundjes. Ai tha se një mënyrë është shmangia e lëvizjes së kafshëve nga njëra fermë në tjetrën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alert-si-te-mbrojme-kafshet-nga-dermatoza-nodulare/

Buy Now on CodeCanyon