Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e çerdhes Nr. 54 në e cila ndodhej prej vitesh në një gjendje tejet të amortizuar. Çerdhja, në të cilën janë regjistruar 88 fëmijë, u përurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se nisma ?Adopto një çerdhe? ishte një nga projektet më të suksesshme të bashkisë në vitin e parë të punës. <br /><br />?Jam shumë entuziast që sot përurojmë një nga çerdhet më të mira në Tiranë, por ndoshta edhe në rajon. Këtu është investuar me cilësi, duke filluar nga dieta e ushqimit të fëmijëve te higjiena, kuzhina, ngrohja. Ky projekt është ndoshta një nga historitë më të suksesshme të vitit tonë të parë në detyrë?, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar jo vetëm përmirësimit të infrastrukturës, por në të njëjtën kohë edhe rritjes së cilësisë së shërbimit.