Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte në Bulqizë ku u njoh nga afër me investimet e qeverisë në qytetin verior. Kodheli pasi vizitoi një çerdhe dhe pedonalen e qytetit, dha garanci se të tjera investime do bëhen në Bulqizë për zhvillimin e qytetit të minatorëve.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është ndalur në Bulqizë ku ka inspektuar disa investime të financuara nga Qeveria.
E shoqëruar nga kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi, Kodheli vizitoi çerdhen e rikonstruktuar të qytetit të Bulqizës.
Mimi Kodheli: Një kopësht i cili ka qenë në kushte të mjerueshme më parë. Falë një investimi të qeverisë shqiptare, falë një përpjekje të jashtëzakonshme të deputetit të zonës Shkëlqim Cani, Ministria e Mbrojtjes ka menduar të ndihmojë kopshtin duke sjellë mjete të ndryshme nga enët e kuzhinës, detergjentët dhe disa lodra.
Më pas Kodheli inspektoi pedonalen e qytetit, një tjetër investim i kësaj qeverie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/financimet-ne-qytetin-e-minatoreve-kodheli-viziton-cerdhen-ne-bulqize/