Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Bujqësisë ka bllokuar dhjetëra bagëti pas një kontrolli të beftë që ushtroi në tregun e gjësë së gjallë në Tapizë. Gjatë kontrollit inpektorët konstatuan mungesë dokumentacioni sigurie nga veterinerët e zonës tek gjedhi që do tregtohej, ndërkohë që masat janë edhe në funksion të parandalimit të shitjes së bagëtive të prekura nga Dermatoza Nodulare.
Dhjetëra bagëti janë bllokuar pas një kontrolli të befasishëm të Ministrisë së Bujqësisë në tregun e Tapizës.
Bagëtitë e sekuestruara nuk ishin të kontrolluar nga veterinerët e zonave, ose kishin matrikuj false.
Ka qenë ora 3 e mëngjesit kur inspektorët ushtruan një kontroll imtësishëm për dokumentat përkatës për sigurinë e mishit që do hidhet për konsum si masë edhe ndaj sëmundjes së gjedhit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministria-e-bujqesise-kontroll-ne-tregun-e-tapizes/