Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi ka shkuar zyrtarisht në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, institucion që duhet të marr vendimin përfundimtar. Burimet i thanë Ora News se ende nuk vendosur kur komisioni do të mblidhet, ndërsa vetë dy deputetët thanë se kërkesa e prokurorisë është absurde.
Tirane- Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paraditen e së mërkurës, 21 dhjetor 2016, i ka shkuar zyrtarisht kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprejen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami, Dashamir Tahirit dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Burimet i thanë Ora News se ende nuk është marrë vendimi se kur trupa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mblidhet për këtë çështje, ndërsa për miratimin e kërkesës së prokurorisë i kërkohet shumicë votash, 4 prej 7 anëtarësh duhet të votojnë pro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-per-mandatin-e-tahirit-selamit-dhe-rroshit-mberrin-ne-kqz/