Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

54.600 vizitorë në dy muaj. Fotografitë e ?Marubit? kanë vendosur një rekord në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam.
Të dhënat raportohen nga kuratorja e ekspozitës Kim Knoppers dhe janë bërë publike nga Ministria e Kulturës.
Ekspozita ?Dinastia Marubi ? 100 vite të studios fotografike shqiptare? paraqiti rreth 300 imazhe të përzgjedhura dhe qëndroi e hapur në nga 16 shtatori deri më 27 nëntor.
Përveç vizitorëve, imazhet nga Shqipëria tërhoqën interesin e jashtëzakonshëm të mediave.
Financial Times, BBC, British Journal of Photography, Photojournalism now, Villa d?Arte, janë vetëm disa nga mediat e njohura ndërkombëtare të cilat i bënë jehonë ekspozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/rekord-ne-amsterdam-fotot-e-marubit-54-600-vizitore-ne-dy-muaj/