Ambasada ruse në Tiranë është në vënë në shënjestër të ISIS së bashku me të tjera seli diplomatike të këtij vendi në botë.

Lista është publikuar nga vetë shteti islamik me qëllim nxitjen e sulmeve të ngjashme me atë ndaj ambasadorit rus në Turqi. Siç shihet emri ambasadës ruse në Tiranë qëndron në krye të listës, shoqëruar me kontaktet e saj telefonike. Thirrja e shtetit islamik u drejtohet mbështetësve dhe besnikeve për të sulmuar edhe ambasadën ruse në Tiranë. Për shkak të këtyre kërcënimeve prej dy ditësh pranë ambasadës ruse në kryeqytetin shqiptar janë forcuar masat e sigurisë. Selia diplomatike dhe rezidenca po ruhen jo vetëm nga policë me uniformë, por edhe nga agjentë të antiterrorist. Tv Klan mësoi se shërbimet e inteligjencës po mbajnë nën mbikëqyrje disa individë të veçantë. Shefi sektorit te Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Albert Dervishi thotë se po bashkëpunohet me shërbimet partnere për çdo informacion.

Për të parandaluar çdo te papritur policia është në kontakt të vazhdueshëm me selite diplomatike si dhe me shërbimet e inteligjencës antiterrorit etj.

Masat e sigurisë mësohet se janë rritur edhe në disa seli të tjera diplomatike në Tiranë.

Tv Klan