Përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Mbetjeve dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kanë vijuar protestën para parlamentit kundër importit të mbetje.<br /><br />Në një pronocim për mediat, Aulon Kalaja, përfaqësues i Shoqërisë Civile ka deklaruar se protesta ka vijuar edhe ditën e sotme për t'u siguruar që dekreti i Presidenti kundër importit të mbetjeve të futet në rendin e ditës, Sipas tij, ky dekret është programuar për t'u futur në rendin e ditës<br />në Kuvend tre herë por më pas ai është hequr përsëri.
