Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.<br /> <br />Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.<br /><br />Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për shfuqizimin e ligjit të Vettingut.
