Koço Kokëdhima deklaron se Asambleja e PS nuk mund ta shkarkojë si anëtar.

Ai duke deklaruar se do të mbajë edhe një fjalim për të shpjeguar aktivitetin e tij muajt e fundit.

"Kryesia e PS ka propozuar shkarkimin tim, sepse kam bërë mungesa, nuk kam shkuar në mbledhje'

Nuk kam informacion për motivim tjetër. Do të informohem, do të mbaj një fjalë dhe do të shpjegohem për aktivitetin tim.

Shkarkimi im nga sekretar është një kërkesë, por nuk ka lidhje me përjashtimin tim.

Nuk më shkarkon asambleja si anëtar" deklaroi ai. Report Tv zbardh dokumentin që kërkon shkarkimin e Koço Kokëdhimës. Sipas këtij dokumenti Koço Kokëdhima prej muajsh ka përdorur retorikë përçarëse brenda Partisë Socialiste.