Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote ka dalë për herë të parë para gjykatës pas arrestimit dhe shkarkimit, ndërsa ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me lirimin e Lul Berishës, pasi sipas tij numërimi i ditëve të burgut është një procedurë e juristit, Teodor Labi.

"Nuk kam lidhje me dinamiken e vuajtjes se dënimit sepse është procedure e juristit dhe jo e drejtorit të burgut.

Çdo dinamikë kontrollohet formalisht nga drejtori. Raportet me zyrën juridike, janë të tilla që ricikloj dhe miratoj veprimtarinë e juristit.

Personalisht nuk merrem me pjesën e dënimit të të burgosurve. Dua te di ku kam bërë falsifikim dhe kam shkelur detyrën.