Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në një familje në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Policia thotë se ?shtetasi Marjan Levanti, ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse ish-vjehrrin Ferit. K, ish-vjehrrën Q. K. dhe ish-kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën?.
Autori u largua menjëherë nga vendngjarja, por arratia e tij do të përfundonte rreth dy orë më pas. Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth orës 22:46 të mbrëmjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konflikt-tek-unaza-e-re-dyshime-per-te-plagosur/