Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, deputeti I Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo dhe përfaqësues të minoritetit grek, janë mbledhur për të diskutuar mbi draft ligjin për minoritet, i cili është në fazë hartimi nga Ministria e Jashtme.
Dule, tha se drafti do të analizohet në detaj nga të gjithë faktorët për të siguruar të drejta themelore të minoriteteve.
Dule: Çështja që po trajtojmë është i një rëndësie madhore për minoritetin etnik grek, për minoritetet në Shqipëri, po edhe për vetë demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.
Bëhet fjalë për përgatitjen e opinionit të minoritetit etnik grek dhe të gjithë faktorit politik të tij në lidhje me ligjin që po përgatitet për sanksionimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në vendin tonë. Rrjedhimisht është rëndësia e këtij akti ligjor që kërkon një përgjegjshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë që të jetë e mundshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-minoritetet-dule-duhet-gjitheperfshirje-dhe-pergjegjshmeri/