http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Dy persona kanë humbur jetën këtë të shtunë në dy aksidente në qytetin e Fierit. Gjate pasdites, dy makina janë përplasur në aksin rrugor Fier-Levan, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Pylli i Levanit, ku një kamion ?Scania? është përplasur me një veturë ?Volkswagen?. Sipas policisë, personi që humbi jetën ishte pasagjer në veturë, ndërsa drejtuesi i saj është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shoferi kamionit është shoqëruar në komisariat. Më herët gjatë ditës Fatmir Kaja 58 vjeç humbi jetën, pasi u godit nga një mjet tip ?benz? në unazën e qytetit. Në momentin e aksidentit, Kaja po lëvizte me biçikletë.
