TIRANË-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë sot lindjen e Krishtit. Meta e bëri urimin e tij nga Kisha Ortodokse Autoqefale, në kryeqytet.

Ai u shpreh se kjo është kjo është një ditë e rëndësishme për t?i dhënë mbështetje atyre që janë në vështirësi në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë paqe shpirtërore.

Kreu i Kuvendit, deklaroi gjithashtu se kjo është një ditë reflektimi për të të gjithë ata që janë në vështirësi për t'i festuar këto festa, për të qenë më të integruar.

I pyetur në fund të fjalës së tij për ftesën e kryeministrit Rama për koalicion në zgjedhjet e 2017-ës, Meta u përgjigj se kjo është nuk është dita për të diskutuar çështje të tilla.

??Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë dhe i uroj të gjithë shqiptarëve solidaritet??, u shpreh Meta.