Për festat e fundvitit shumë emigrantë kosovarë kanë vërshuar drejt Kosovës duke shënuar fluks lëvizjesh në Morinë dhe Vermicë të Kosovës.<br /><br />Megjithëse përshkojnë mijëra kilometra për të festuar pranë familjeve të tyre në Kosovë, në doganën e Vërmicës , atyre iu duhet të përballen me ndalesa të pajustifikueshme. Në Vërmicë, më shumë se dy orë emigrantëve kosovarë u duhet të presin për t'u pajisur me siguracion 10 apo 15 ditor, ndryshe nuk u lejohet të futen në territorin e Kosovës.
