Lindja e Krishtit, festa që bashkon të gjithë shqiptarët ashtu si përherë pavarësisht besimeve fetare në Shqipëri, ka sjellë jo pak gjallëri, ndërsa me ndezjen e qirinjve dhe urimet në Kishë, qytetarë dhe besimtarë kanë uruar edhe për një vit sa më të begatë.<br /><br />Qindra besimtare të krishtere në Lezhë ju drejtuan në mesnatë Kishës së Shën Nikollit për të kremtuar Krishtlindjen. Mesha e shenjtë e lindjes së birit të perëndisë Jezu Krishtit u udhëhoq nga Arqipeshkëvi i Lezhës Otavio Vitale.
