Mungesa e besimit tek mjekët e lagjeve kanë sjellë edhe numrin e lartë të vizitave tek urgjencat e Qëndrës Spitalore Unversitare.

Doktoreshë Bruna Shiroka, mjeke në qëndrën numër 3 ka sqaruar për mikrofonin e Report Tv arsyen e mbipopullimit artificial të urgjencave të spitalit.

Në fakt, qendrat mjekësore të lagjeve, përveçse kanë orarin zyrtar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes, ato njohin edhe shërbimin 24 orësh.

Por pavaërsisht kësaj qytetarët sërish i drejtohen urgjencave duke menjanuar mjekun e lagjes.

Në këtë stinë, ku virozat janë prezentë dhe nuk kursejnë as fëmijët dhe as moshat e treta, këshilla e doktoreshë Shirokës është vizita tek mjeku që në hapat e para të sëmundjes.