Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokuori regjistruesin dhe nëntë nëpunës të hipotekës Lushnjë.<br /><br />Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH bën me dije se zyrtarët kanë kryer regjistrimin në mënyrë abuzive një pasuri prej 3000 m2, pa marrë konfirmimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave; kanë regjistruar në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë; si dhe kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur tekniko ligjor.<br /><br />Po ashtu, KLSH ka dërguar për ndjekje penale edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Njësisë Administrative Maqellarë, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privatë.