Surprise Me!

Report TV - Parlamenti pushim, Komisioni do vazhdojë punën për 27 ligjet

2017-02-26 0 Dailymotion

Nuk ka pushim për deputetët e Reformës në Drejtësi. Edhe pse Parlamenti është i mbyllur deri më 16 janar të vitit të ardhshëm, Komisioni i Ligjeve do të punojë me paketën e re prej 27 ligjesh dhe gjatë kohës së pushimeve.

Pavarësisht se pa opozitën, mbledhja jashtë radhës e Komisionit nuk ka qenë e qetë. Fillimisht Petrit Vasili i LSI i ka pasur vërejtje mbi procedurën që do të ndiqet me ligjet e Reformës, e më pas mes tij dhe deputeteve të PS-së pati përplasje për garën për Avokatin e Popullit.

PS vendosi të rihap këtë garë dhe me 20 ditë të tjera, pasi shumë persona kanë aplikuar me vonesë. Por sipas Vasilit, po aplikohet një procedurë ekstra ligjore.

Sipas Reformës në Drejtësi, avokati i popullit hap garën për personat që do të bëjnë Vettingun. Ai zgjidhet me 84 vota. Pra dhe ato të LSI-së. Ndërkohë që Igli Totozanit i ka përfunduar mandatin në 22 dhjetor deri më tani në garën për këtë post janë paraqitur 3 kandidatura.

Buy Now on CodeCanyon