Personalitete të artit, kulturës dhe shkencës u bënë bashkë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e festave të fundvitit.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri, kreu i shtetit mbajti një minutë heshtje për personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2016.

Kreu i shtetit u kërkoi personaliteteve të artit dhe kulturës që të vazhdojnë të kontribuojnë në shoqëri për t?iu dhënë njerëzve shpresë.

Presidenti Nishani u shprehu mirënjohje të gjithë artistëve që kontribuojnë për atë që është vlerë e një shoqërie, civilizimin.

Tv Klan