Kreu i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka organizuar një darkë me përfaqësues të medias me rastin e festave të fundvitit. Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe Kardinali Ernest Troshani.<br /> <br />Në fjalën e tij kreu i bektashinjve tha se mediat kanë përcjellë realitetin tek shqiptarët.<br /><br />Ndërkohë Kardinali Ernest Troshani vuri theksin te harmonia fetare që ekziston në Shqipëri, harmoni që sipas tij i ka rënë në sy edhe Papa Franceskut. Kardinali dha një mesazh për shqiptarët me rastin e Vitit të Ri.