Klement Balili u identifikua si drejtuesi i grupit kriminal që transportonte drogë drejt Europes nga një telefonatë. Prokuroria greke me ndihmën e DEA-s kishin vënë në përgjim disa biznesmenë greke që merreshin me trafik droge. Deri në atë kohë Klemet Balili njihej vetëm si ?Kelly? dhe kishte në përdorim dy numra telefoni.

Por në fillim të muajit mars biznesmeni i arrestuar në Greqi Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, ti dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij.

Pas kësaj kërkese, Kelly i dërgon me mesazh nr. e pasaportës së tij. Më pas hetuesit greke kanë futur në sistem numrin e pasaportës dhe kanë parë se dokumenti i përkiste Klement Balili. Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenët greke të cilët ishin pritësit e mallit.

Tv Klan