Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parada e babagjyshëve të vitit të ri, tashmë një traditë 10-vjeçare e qytetit të Korçës, edhe këtë vit ka mbledhur dhjetëra fëmijë. Nën udhëheqjen dhe orientimin e babagjyshit, fëmijët kanë shëtitur në rrugët kryesore të qytetit të Korçës duke shpërndarë ëmbëlsira, çokollata dhe karamele për kalimtarët dhe kuriozët e shumtë.
Aktiviteti festive solli një atmosferë të gëzueshme në qytetin juglindor, i cili kulmoi edhe me një koncert festiv.
Shëtitjes së fëmijëve me babagjyshët iu është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili ka përjellë për qytetarët, urimin e tij për festat e fundvitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parada-e-babagjysheve-ne-korce/