Me një kapuç në kokë dhe me një pistoletë në dorë ky person hyri rreth orës 21 të së premtes në një prej kazinove pranë Zogut të Zi në Tiranë. <br />Duke kërcënuar punonjësit e kazinosë ai arriti të marrë një shumë rreth 80 mijë lekë të reja. Por mesa duket kjo nuk e ka kënaqur Ilir Lelin, 47-vjeç nga Tirana. Pak minuta më pas ai hyri në një tjetër kazino pranë prokurorisë së Tiranës. Por efektivë të Komisaritait numër 3 ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë bllokuar brenda kazinosë duke parandaluar grabitjen e dytë. <br />Në momentin e ndalimit Lelit iu gjet në dorë arma që përdori për grabtijen, kjo pistoletë tip TT e cila kishte plumbin në gojë. Me vete iu gjet edhe sasia e parave të grabitura në kazinonë e parë. Leli është shoqëruar në policia ku për tu marrë në pyetje nëse ka lidhje me grabitje të tjera të ngjashme. Arrestimin e autorit të grabitjes e përshëndeti ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për reagimin në kohë rekord dhe gadishmërinë në të gjithë vendin në këtë kohë festash.