Mbrëmjen e se premtes, Ilir Lelo u bë protagonist i grabitjes së një kazinoje në kryeqytet dhe tentativës për të grabitur një tjetër.

Por përpjekja e tij për të kryer grabitjen e dytë dështoi, falë ndërhyrjes së efektivëve të Komisariatit Numër 3.

Këtë të shtunë, policia ka publikuar videon nga momenti i grabitjes së kazinosë dhe arrestimin e 45 ? vjeçarit.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes, Lelo nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti një pikë lojërash fati tek ?Zogu i Zi?, ku arriti të merrtë një shumë parash. Por sapo policia kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur ka ngritur pika kontrolli dhe ka filluar krehjen e zonës.

Kështu, siç sqaron policia në njoftimin e saj zyrtar, shërbimet e policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tentonte të grabite, po nën kërcënimin e armës, një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë Nr 3.

Falë ndërhyrjes në kohë u bë e mundur kapja e 45 ? vjeçarit brenda në kazino. Atij iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, model 54 i tipit TT.

Efektivët e Tiranës, aktualisht po punojnë për zbuluar nëse Lelo është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit./tvklan.al