Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një bust mbi 70-vjeçar i Homerit Shqiptar At Gjergj Fishta dhe i Ndoc Hil Ndojt i cili ishte personi që e gjeti dhe e ruajti për vite të tëra janë vendosur në fshatin Troshan të Lezhës.
Ceremonia e përurimit të këtyre dy busteve u organizua në 76-vjetorn e vdekjes së Fishtës, ndërsa të pranishme ishin drejtues lokal, përfaqësues të klerit si edhe banorë të zonës.
Eduart Ndreca, prefekt i Qarkut Lezhë: Na mësuan se si duhet të jetojmë në këtë botë, në paqe dhe në harmoni. Më shumë se Fishta nuk na e ka mësuar askush tjetër.
Paulin Marku, kryetar i PD-se Lezhë: Mesazhet e Fishtës duhet të transmetohen tek çdo politikan.
Pader Viktor Dema Përfaqësues i Klerit Katolik: Ky bust është një mundësi për ta njohur më shumë Fishtën.
I biri i Ndoc Hil Ndoj mes emocionesh shpreh gëzimin që sot arriti të bëjë realitet ëndrrën e babait të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/busti-70-vjecar-i-fishtes-qe-u-gjet-ne-ujerat-e-lumit-drin/