Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka lëshuar një mesazh urimi për shqiptarët kudo që ndodhen.
Duke e konsideruar si festë të përbotshme mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Nishani thotë se do të dëshironte të uronte personalisht çdo qytetar në cilësinë e Presidentit të vendit.
Nishani përmend disa ngjarje kryesore të vitit të shkuar si pjesëmarrjen e Kombëtare në Euro2016, por edhe miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, duke theksuar se ?Viti 2017 duhet të jetë viti që kjo reformë të fillojë të flasë me vepra?.
Nishani thekson se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një moment vendimtar për vendin.
Nishani: Zgjedhjet e 18 qershorit të ardhshëm përbëjnë një moment vendimtar për demokracinë tonë. Standardi i këtyre zgjedhjeve është kriteri kryesor për një mundësi që të shkojmë më përpara në përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Shqiptarët meritojnë dhe presin t?u garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj kam dhe një apel të sinqertë, mbi të gjitha për liderët politikë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nishani-ne-2017-reforma-ne-drejtesi-te-flase-me-vepra/