TIRANË-Presidenti i vendit Bujar Nishani ka uruar përmes një mesazhi të gjatë të ndarë për mediat të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për Vitin e Ri.<br /><br />Në mesazhin e tij e kreu i vendit, urimin e parë e ka për të gjithë fëmijët, si e ardhmja e një vendi ku ju uron atyre vetëm shëndet dhe lumturi.<br /><br />Presidenti ka uruar gjithashtu të gjithë ato familje që sot ju mungojnë të afërmit, dhe që nuk festojnë dot të bashkuar.