Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Foshnja e parë e 2017 është vajzë dhe ajo ka lindur në maternitetin Mbretëresha Geraldinë. Sipas mjekëve lindja ishte natyrale dhe nëna e foshnja gëzojnë shëndet të plotë. Deisi është fëmija e parë e dy prindërve të rinjë të cilët shprehën emocionet e para teksa përqafuan vogëlushen e tyre.
Deisi erdhi në jetë pak sekonda pasi mbërriti Viti 2017!
Foshnja lindi me një peshë 3700 gramë dhe sipas obstertër Gjinekologës në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, Rexhina Bajo lindja ishte natyrale.
Rexhina Bajo: Lindja e parë e vitit është bërë në sekondat e para të viti. Ishtë kënaqësi për në jo koha kur erdhi bebi, por që erdhi një be bi shëndetshëm nëpërmjet një lindje normale, natyrale.
Për familjen Domi, Nënën Ermira dhe Babain Fiqiri, arrdhja në jetë e vajzës është gëzimi i parë i prindërve të rinjë. Ata nuk i fshehën emocionet teksa mbështollën me përqafime foshnjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/foshnja-e-pare-e-2017-lind-vajze/