Pas 27 vitesh mungesë në teatrin Migjeni në Shkodër është rikthyer festivali i këngës qytetare "Lulebore", i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.

Me një pjesëmarrje të gjerë këngëtarësh dhe kompozitorësh, të rinj dhe profesionistë, tre netët e festivalit sollën 21 krijime të reja, të cilat u luajtën të gjitha live nga orkestra e zgjedhur me kujdes nga drejtuesi i saj, Ilir Zoga.

Regjisor i këtij festivali ishte Bledi Laco, ndërsa moderimi ju besua Pandi Lacos dhe Migena Bushatit.

Nata finale nxori 5 fitues.

Çmimin e parë e morri kënga NANA, e kënduar nga Erinda Agolli, Olta Juba dhe kori Rozafa Exspression. Të dytin, kënga "Per herë t'parë n'Shkoder kush vjen" e kënduar nga Niki Mjeda dhe Leonora Luca dhe në vend të tretë u rendit sopranoja Emiljana Palushaj me këngën - "Mori hylleshë?.

Teksti me i mirë iu dha poetit Agim Doçi, për këngën "Për ty Shkoder më rreh zemra", e kompozuar nga Edmond Zhulali dhe e interpretuar nga Rezarta Smaja. Ndërsa këngëtari me i mirë u shpall Eduard Jubani.

Festivali "Lulebore" në të tre netet e tij është mirëpritur duke mbushur plot teatrin "Migjeni" nga publiku shkodran, ku siç duket një festival i tillë i kishte munguar qytetit të Shkodrës, dhe i cili do të kthehet në një aktivitet të përvitshëm nga Bashkia Shkodër.

Tv Klan