MAMURRAS-Një vilë trekatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Mamurras. Sipas burimeve për Report Tv, nuk ka të lënduar nga zjarri por vetëm dëme materiale.<br /> <br />Ngjarja ka ndodhur në lagjen ''Stacioni I trenit'', ku sipas informacioneve për Report Tv, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje pas 50 minutash.<br /><br />Vila e cila është përfshirë nga flakët është në pronësi të Anton Pershkurës. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, sakaq policia ndodhet në vendngjarje.
