Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lumturia është fjala e parë që na shkon ndërmend kur shohim fëmijët, por ajo nuk është një gjendje që dhurohet dhe as garantohet pa vështirësi.
Në Shqipëri, hallkat për të cilat përgjigjen institucionet e shtetit por edhe institucioni familje janë të dobëta dhe problematike.
Ndër vite gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar dhe të miturit janë përballur me fenomene dëshpëruese si dhuna në familje, punësim nën moshë, bulizëm në shkollë apo dhe shfrytëzim në rrugë nga të rriturit e pashpirt.
Statistikat janë po aq tronditëse, sa realiteti. Sipas Ministrisë së Punës, në vitin 2016, 1403 fëmijë janë nxjerrë nga situata e rrugës, por ky numër është ende i vogël krahasuar me shifrat e organizatave jofitimprurëse.
Raportimet jo zyrtare flasim për 50.000 të mitur të cilët punojnë, shfrytëzohen në situatë rruge, që me gjuhën e institucioneve dhe organizatave partnere quhet si një kategori risk.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/femijeria-pa-dhune-ligji-i-ri-synon-te-permiresoje-kushtet-ndaj-te-miturve/