Spitali i fëmijëve në Fier dje dhe sot ka pasur një fluks të madh vizitash.

Dhjetëra fëmijë të prekur nga virozat e stinës të shoqëruar nga prindërit qëndrojnë me orë duke pritur të marrin shërbimin shëndetësor nga e vetmja mjeke pediatre që duhet të përballojë këtë fluks vizitash.

Temperaturë, e të vjella janë disa nga simptomat e fëmijëve, ndërsa një pjesë e tyre janë shtuar në spital dhe të tjerë presin radhën për t?u vizituar.

Ndërsa dyndje vizitash ka pasur edhe në Spitalin e Vlorës. Shifrat i bën të ditura mjeku i urgjencës Servet Bejkollari i cili shprehet se shtretërit në urgjencën e Vlorës janë të tejmbushur. Sipas tij është hera e parë që ndodh një fluks i tillë në urgjencën e Vlorës, kjo pasi edhe qendrat shëndetësore të lagjeve janë të mbyllura për shkak të festave të fundvit dhe kjo ka bërë që çdo person i cili ka probleme me shëndetin t?i drejtohet urgjencës së spitalit të Vlorës.

Sipas mjekut të urgjencës, situata është alarmante duke filluar që prej datës 31 dhjetor deri me sot ku pacientët paraqiten më tepër me temperaturë të lartë.

Sipas tij çdo ditë mund të ketë 20 deri në 30 shtrime dhe deri në 90 vizita.

E njëjta situatë paraqitet edhe në pediatrinë e Vlorës ku sipas mjekut pediatër Mikel Pema fakti që shërbimi ambulator është pushim ka rritur numrin e fluksit në pediatrinë e Vlorës.