Ky është segmenti rrugor Shkodër -Hani i Hotit. Edhe pse përshkon një numër të lartë qendrash të banuara nuk plotëson kriteret me minimale te sigurisë se këmbësorëve.

Në asnjë pjesë të saj nuk ka mbikalim apo bordura mbrojtëse.

Furgonat taksi ndalojnë kudo ku ka pasagjere dhe jo ne vendet e caktuara.

Shpejtësia e lejuar e mjeteve është 80 km në orë.

Këmbësorët kalojnë nga njëra ane ne tjetrën për të kryer aktivitetin e tyre të ditës e bashkë me to edhe kafshët.

Situata bëhet më e rrezikshme gjatë orëve te natës nga mungesa e ndriçimit.

Viktimat më të fundit dy të moshuar. Pasditen e dy janarit në vendin e quajtur Shtoji i Ri Fran Luca dhe Kol Gjoni u aksidentuan nga një mjet dhe ndërruan jetën disa orë më vonë në spitalin e Shkodrës.

Ndërsa me 28 dhjetor në këtë aks rrugore një 41 vjeçar këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një makine. Shkaku kryesore i aksidenteve është mungesa e ndriçimit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e banorëve.

Tv Klan