stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Gezim Qordja tregon, sesi u nis per ne Greqi, por ne kufi e kthyen me nje leter shoqeruese, ku shkruhej: ?mospranim hyrjeje ne kufi?. Pasi pyeti per problemin, i thane, se ne pasaporten e tij nuk korespondonin numrat e faqeve. Ne zyren, ku kishte terhequr pasaporten i pergjigjen, se dokumenti nuk kishte asnje problem, por vete Gezimi mund te kishte nje te tille. Pas kembenguljes se te birit dhe emisionit ?Stop?, firma prodhuese e pasaportave ?Aleat? i ben nje te re pa pagese. Por askush nuk pergjigjet per demin e shkaktuar, koston e udhetimit te parealizuar, apo edhe demin moral.

Kronikë me e zgjeruar

Gëzim Qordja tregon në emisionin ?STOP?, sesi u nis për në Greqi, por në kufi e kthyen me një letër shoqëruese, ku shkruhej: ?mospranim hyrjeje në kufi?. Pasi pyeti për problemin, i thanë, se në pasaportën e tij nuk korespondonin numrat e faqeve. Në zyrën, ku kishte tërhequr pasaportën i përgjigjen, se dokumenti nuk kishte asnjë problem, por vetë Gëzimi mund të kishte një të tillë.

Jam Gëzim Qordja nga Tirana. Doja të shkoja në Greqi dhe në doganën shqiptare kalove pa probleme. Hyra në doganën greke, atje më doli problemi me pasaportën me numrat e faqeve. Nga numri ?10? ishte numri ?9?, ndërsa në faqen tjetër nga ?8? pastaj ?11?. Kështu që u detyrova dhe u ktheva sërish. Shkova tek Drejtoria e Policisë, që tërhoqa pasaportën. Ata e morën pasaportën dhe më thanë që e ke në rregull. Se nuk je në rregull ti, nuk kemi çfarë të bëjmë ne, më thanë.

Ju jeni precedent?
Nuk kam pasur asnjëherë asnjë problem as me policinë. Shkova në Ministrinë e Brendshme dhe ato më thanë që e ke pasaportën në rregull. Prandaj unë tani iu drejtova ?STOP? ? it, që ta shikoni pasaportën time.

Pas këmbënguljes së të birit dhe emisionit ?STOP?, firma prodhuese e pasaportave ?Aleat? i bën një të re pa pagesë. Por askush nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, koston e udhëtimit të parealizuar, apo edhe dëmin moral të tij.