http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ne juglindje te vendit epidemia e gripit ka detyruar spitalet te shtojnë personelin mjekësor. Ne 4 spitalet e kësaj zone janë shënuar me shume se 350 vizita te fëmijëve te prekur nga gripi dhe fluksi me i madh ka qene ne spitalin e Korçës e atë te Pogradecit. Për ketë arsye ne urgjencën e pediatrisë dhe ne urgjencën e spitalit te Korçës është rritur numri i mjekeve, dhe te njëjtat masa janë marre edhe ne 3 spitalet e tjera. Një dite me pare per shkak te situatës se renduar te gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit njoftuan mbylljen e kopshteve, çerdheve dhe shkollave deri ditën e hëne.