TIRANE-Ka filluar vaksinimi falas kundër gripit sezonal për moshat e treta dhe kryesisht për ata që vuajnë nga sëmundje kronike si dhe fëmijët mbi 9 vjeç.<br /><br />Kjo u konfirmua nga drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë, Barie Karasani.<br /><br />Për këtë qendër shëndetësore janë dorëzuar 1200 vaksinat e para. Vaksinat do të ofrohen falas nga qendrat shëndetësore.
