Autori i plagosjes së tre personave mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, është Edison Aliko i përfshirë disa muaj më parë në një tjetër ngjarje, ku qëlloi me armë në zonën e "Kalit të Trojës" , por fatmirësisht pa të lënduar.<br /> <br />Policia e ka shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi qëlloi me armë zjarri dy vëllezër dhe një person tjetër, të cilët morën disa plagë në trup.<br /> <br />Sipas dëshmisë në polici të babait të dy vëllezërve të plagosur, mësohet se i vetmi konflikt që kanë pasur vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko me autorin ka qenë mbi shitblerjen e një motori disa muaj më parë.