Qeveria shqiptare do të zgjerojë akoma më shumë kategorinë e përfituesve nga procesi i legalizimit. Në një projektvendim të dërguar ministrive të tjera për mendim në fund të dhjetorit që ?Shqiptarja.com? ka siguruar, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka firmosur për legalizimin e pallateve pa leje, apo me kate shtesë.<br /><br />Ky draft që pritet të gëzojë shumë ndërtues pallatesh pa leje, apo individësh që kanë blerë apartamente pa leje, së shpejti miratohet në qeveri. Ai përcakton procedurat e detajuara se si duhet të veprojë ndërtuesi apo pronari i pallateve apo apartamenteve pa leje.
