Surprise Me!

Momenti i aksidentit fatal, që i morin jetën 28 – vjeçares

2017-02-26 20 Dailymotion

Ky është momenti i përplasjes së dy automjeteve, në aksidentin e ndodhur pak pas mesnate më 5 Janar në Laprakë.

Nga përplasja e humbi jetën një vajzë e re dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në videon pak më lart tregohet momenti kur makina që drejtohej nga Ervin Bixhi, një fuoristradë ?Jeep Cheroke? nuk respekton semaforin në kryqëzim dhe futet papritur, duke i prerë rrugën automjetit tjetër që po vinte, një tjetër fuoristradë në të cilën lëvizte oficeri i policisë, Gjergj Koliqi.

Pamjet tregojnë që përplasja është kaq e fortë sa automjeti i 26 ? vjeçarit Bixhi, përfundon në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një biznes që ndodhej anë të rrugës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 00:36 në rrugën ?Dritan Hoxha?.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 28 ? vjeçarja Xhenis Trebeshina, ndërsa e plagosur mbeti Flavia Furriku, të dyja pasagjere në mjetin që drejtohej nga Ervin Bixhi. Edhe ky i fundit mbeti i plagosur. Ai u arrestua pak orë më vonë nga policia pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

I lënduar mbeti edhe oficeri i policisë së Tiranës, 42 ? vjeçari Gjergj Koliqi.

Buy Now on CodeCanyon