Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu nga Puka në një intervistë për Report Tv deklaroi se ka komunikuar me tre minatorët e bllokuar në Iballë dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa do të ndërhyhet nesër për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre.<br /> <br />"Zona e Iballës e bllokuar, akoma nuk është zgjidhur problemi i operatorit që duhet të zhbllokojë rrugën. Bashkia do të marrë masa që sonte për të ndërhyrë për zhbllokimin e rrugës.
