Kreu i ARRSH Dashamir Xhika në një prononcim për Report Tv është shprehur se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Ai u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në disa segmente të akseve veriore në Kukës, Dibër dhe pjesërisht në Shkodër.<br /> <br />"Të gjitha akset janë të kalueshme, është hapur dhe aksi i vetëm kombëtarë që ishte i bllokuar Qafë Mali FIerzë. Të gjitha akset kombëtare janë të zhbllokuara dhe mund të lëvizet normalisht. Me përjashtim të akseve veriore Kukës, Dibër, pjesërisht Shkodër në orët e para të mëngjesit duhet bërë kujdes në disa segmente. Në disa segmente situata është normalizuar, problematike në rrugën e Kombit kanë qenë vetëm 2 km pas tunelit, për shkak të dëborës por pas disa orësh situata është normalizuar dhe lëvizja kryhet normalisht", u shpreh Xhika.